Xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, janë në pritje të finaleve të mëdha të garave të xhudos në Lojërat e dyta Europiane “Minsk 2019”.
Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, në finale do të përballet me rusen, Natalia Kuziutina, kategoria -52 kilogramë, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa Nora Gjakova në kategorinë -57 kilogramë, do të përballet me Daria Mezhetskaia, e cila është poashtu nga Rusia.
“Blloku final zhvillohet prej orës 16:00 me kohën tonë lokale, kurse Majlinda e Nora pritet të luftojnë pas orës 16:30”.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Kosovo National Olympic Committee, në Facebook.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.