Xhudistet e Përfaqësueses së Kosovës, Majlinda Kelmendi e cila fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian në Rusi dhe Nora Gjakova e cila fitoi të bronztën, janë pritur sot nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka ka qenë pjesë e këtij takimi si dhje trajneri Driton Kuka, i cili ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku ka shkruar:
“Pritje te Kryetari i Shtetit të Kosovës Hashim Thaçi për medaljet e fituara në Evropian!”
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.