Xhudistja 15-vjeçare e Manipur, Linthoi Chanambam, shkroi të premten historinë duke e fituar medaljen e parë të artë për Indinë në Kampionatin Botëror në Sarajevë.
Linthoi tregoi se është frymëzuar nga xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, e cila fitoi medaljen e parë të artë olimpike, në kategorinë e femrave, transmeton Klankosova.tv.
“Majlinda Kelmendi nga Kosova është frymëzimi im... Ajo është frymëzimi im sepse është kampionia e parë olimpike nga Kosova. Kështu që ndihem sikur një ditë mund të bëhem si ajo”, tha xhudistja 16-vjeçare.
Vlen të përmendet se Linthoi mbizotëroi ndaj Bianca Reus të Brazilit për të përfunduar në krye të podiumit në garën 57 kg për femra në Arena Hotel Hill.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.