Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për U18.
Lajmin për këtë triumf të saj e ka bërë të ditur trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Driton Kuka, transmeton Klan Kosova.
Kuka ditën e sotme e ka përshkruar si ditë të suksesit për Sportin e Kosovës.
“Pesë fitore, një humbje kategoria 63 kg”, ka shkruar Kuka.
Ai po ashtu ka paralajmëruar se edhe xhudisti, Shpat Zeka do të luftojë për medalje në kategorinë deri 90 kg.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.