Ai nuk erdhi në këtë botë për të qenë i padukshëm. Nuk u lind për të ndjekur rregullat që të tjerët shkruan para se ai të merrte frymë në këtë botë.
Një mashkull që zgjodhi të vishet si femër jo për të fshehur veten. por për ta zbuluar atë, lakuriq, pa filtër, pa frikë. Me make up nuk maskohet, por rilind.
Ai nuk imiton femrën. Ai e përthith thellë misterin e saj dhe e shpërthen në një formë të re… një version i egër i asaj çfarë bota dëshiron, por s’e pranon.
Ai nuk është thjesht ai që vishet ndryshe. Ai është tundim, dramë, guxim. Ai është realiteti që s’do të pranohet, por që askush s’mund ta ndalojë. Por kush është ky personazh do thoni ju, ai është Xhulio Ajdinaj.
https://www.youtube.com/watch?v=FzlOME8EJsE
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.