Në janar Xiaomi prezantoi dy fabletë të cilësisë së lartë, Mi Note dhe Mi Note Pro.
Që atëherë kompania po merret me krijimin e disa pajisjeve të reja të serisë M1.
GSMArena bën të ditur se Xiaomi do të prezantojë katër telefonë të rinj Mi deri në fund të këtij viti.
Xiaomi Mi 4S pritet të ketë ekran 5 inç me rezolucion 1080p, procesor Qualcom Snapdragon 810, kamerë 13MP me stabilizues optik dhe Selfie kamerë me 5MP.
Xiaomi Redmi Note 2 do të ketë ekran 5.5 inç HD, procesor Qualcom Snapdragon 410, kamerë 13MP dhe Selfie kamerë 5MP.
Xiaomi Redmi Note 2 Pro do të ketë ekran 5 inç me rezolucion 1080p dhe procesor Qualcom Snapdragon 615.
Xiaomi Mi 5 do të ketë ekran 5.2 inç, procesor Qualcom Snapdragon 820 e kamerë 20.2MP.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.