Xiaomi prezantoi një televizor të ri të serisë Mi TV 2. Modeli i ri i Mi TV 2 me ekran 40 inç do të shitet nga uebsajti i kompanisë duke filluar nga 31 marsi. Ai përmban ekran 40 inç SHARP SDP X-GEN me rezolucion full HD pikselë dhe opsionin e ndriçimit LED me proporcion të pamjes 5000:1.
Ky televizor fuqizohet nga procesori MStar 6A908 me katër bërthama me shpejtësi 1.45 GHz, së bashku me kartën grafike Mali-450MP4 GPU. Ai ofron mbështetje për formate të ndryshme të skedarëve, si H.264, H.265, MPEG4, FLV, MOV, AVI, MKV, TS, MP4 etj.
Televizori ka gjithashtu 1.5 GB DDR3 RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme. Ai operon me sistemin operativ MIUI TV, që bazohet tek sistemi Android.
●●●
KTSHKRIMI NGA
KlanKosova Test
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.