Sony Xperia Z3 u prezantua vitin e kaluar ndërsa Xperia Z4 u prezantua në fillim të këtij viti dhe vjen me një procesor më të fuqishëm, Qualcomm Snapdragon 810.
Eksperti vietnamez i teknologjisë, Vật Vờ, vendosi t’i testojë këta dy telefona sa i përket shpejtësisë.
Të dy janë lidhur me të njëjtin rrjet Wi-Fi, për t’u siguruar që do të kenë të njëjtën shpejtësi të internetit. Pastaj në të dy janë hapur aplikacionet e njëjta.
Siç mund të shihet, në pjesën më të madhe Xperia Z3 dhe Xperia Z4 duket sikur janë njësoj sa i përket shpejtësisë, që nuk flet mirë për Z4, pasi pritej që të ishte goxha më i shpejtë.
Në fund, Xperia Z3 tejkalon Xperia Z4, duke i mbaruar të gjitha detyrat 7 sekonda më përpara.
https://www.youtube.com/watch?t=220&v=x8BgIB-6NPM
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.