Së fundmi Yahoo ka zbuluar produktin e saj për mesazhe që është edhe produkti i fundit i saj, i cili quhet, Livetext.
Ky aplikacion ka ardhur pas heqjes së programit paraprak, Yahoo Messenger, ndërsa Livetext do të jetë një konkurrent me platformat tjera si Snapchat ose Skype.
Ky aplikacion ka një të veçantë për dallim nga ai i vjetri, pasi që ky nuk do të ketë shkëmbim të tingujve.
Kurse teksti do të paraqitet mbi videon live ku shihet edhe njeriu.
Livetext është lansuar për herë të parë në këto vende: Hong Kong, Taivan, Irlandë dhe së shpejti pritet të lansohet edhe në Amerikë, Gjermani, Francë dhe Angli, trasnmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.