Aktori amerikan Jeremy Renner ka falënderuar adhuruesit për përkrahje, pasi u lëndua nga makina e tij e borës.
Ai ndau një foto të tij nga spitali në Instagram me mbishkrim: “Faleminderit të gjithëve për fjalët e mira. Jam shumë lëmsh për të shkruar. Por, ju dërgoj dashuri të gjithëve”.
Ylli i filmave “Avengers” u dërgua me transport ajror në spital të dielën pas një aksidenti në oborr të shtëpisë së tij në Reno, Nevada, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv.

Atë e zuri makina e pastrimit të borës, e cila peshon mbi 6 tonë, tre herë më shumë se një veturë e rëndë, thotë sherifi lokal.
Aktori pësoi trauma në gjoks dhe lëndime ortopedike, dhe ishte në gjendje kritike në kujdes intensiv, sipas publicistit të tij.
Aksidenti ndodhi pas stuhisë në ditët e fundit të vitit, e cila solli borë deri në 1 metër. /Klankosova.tv
●●●
SSHKRIMI NGA
S.K.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.