Ylli i BTS, Jimin, është liruar nga spitali pas infektimit me COVID-19.
26 vjeçari u diagnostikua edhe me apendiksit akut dhe u testua pozitiv për COVID-19 në janar, duke kryer edhe një ndërhyrje të nevojshme.
Përfaqësuesit e grupit, kanë lëshuar një deklaratë, duke siguruar fansat se artisti është mirë dhe ka dalë nga spitali, transmeton Klankosova.tv.
Ata kanë shtuar se ai tani është negativ për COVID-19 dhe se po pushon.
“Falënderojmë thellësisht fansat që shqetësohen për shëndetin e artistit dhe stafin mjekësor që po punon shumë për të kapërcyer koronavirusin”, vazhdoi deklarata.
“Ne do të vazhdojmë të konsiderojmë shëndetin dhe sigurinë e artistëve tanë si prioritetin tonë kryesor dhe të ndjekim me besnikëri udhëzimet e karantinës”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.