Legjenda e sërfit, Tamayo Perry, i cili dikur u shfaq në një film të “Pirates of the Caribbean”, vdiq të dielën pasi është sulmuar nga peshkaqen në brigjet e Oahu.
Perry, 49 vjeçar, u gjet në plazhin Malaekahana në bregun verior të Oahu nga surfistët likalë me një krah dhe këmbë të këputur, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.
Personeli i Sigurisë së Oqeanit bëri paralajmërime për peshkaqenët në zonë pas sulmit.
Perry lindi në vitin 1975 dhe u rrit në anën lindore të Oahu dhe bëri karrierën e tij në North Shore, si një sërfist profesionist dhe më vonë si roje shpëtimi.
Ai filloi të bënte sërf në moshën 12-vjeçare dhe në kohën kur ishte adoleshent, Perry konsiderohej si “djali i qetë vendas që po vinte në rritje, i cili duhej të merrte hua dërrasa sërfi sepse nuk kishte sponsorë”, sipas The Encyclopedia of Surfing, transmeton Klankosova.tv.
Dy vjet më vonë, Perry do të fitonte Pipeline Masters, dhe deri në vitin 2005, Perry u konsiderua gjerësisht si një nga sërfistët më të shquar të Pipelines duke fituar vëmendjen për buzëqeshjen dhe ekuilibrin e tij të rastësishëm ndërsa luftonte me valë të mëdha.

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.