O Yeon-su, fituesi i Golden Globe për portretizimin e tij të lojtarit më të vjetër në “Squid Game” është shpallur fajtor për sulm seksual nga një gjykatë në Korenë e Jugut.
79-vjeçari u padit në 2022-ën për sulm seksual të dyfishtë ndaj një gruaje, shkruan klankosova.tv.
Rastet ndodhën para pesë vitesh kur aktori banonte në një zonë rurale për një performancë teatrale në 2017-ën, duke e përqafuar, puthur dhe kapur nga dora aktoren kundër dëshirës së saj.
79-vjeçari duhet të kryejë një dënim të pezulluar tetë-mujor dhe të ndjekë 40 orë leksione për dhunën seksuale.
Ai ka mohuar akuzat dhe u ka thënë prokurorëve se do ta apelojë vendimin, për të cilin ka vetëm shtatë ditë kohë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.