Ylli kosovar i CS:GO, Flatron Halimi, i njohur me nofkën "juanflatroo", ka vazhduar bashkëpunimin me kompaninë norvegjeze, ULTI Agency.
"Jemi të kënaqur të ju njoftojmë se Mbreti i Kosovës, juanflatroo ka vazhduar kontratën e tij me ultIagency . Le të jenë vitet e ardhshme të mbushura me suksese", shkruhet në njoftimin e ULTI Agency.
Kjo agjensi përveç lojtarit të Bad News Eagles, përfaqëson sportistë të ndryshëm në botë dhe merret me menaxhimin e marketingun në fushën e sporteve elektronike.
●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.