Manchester United ua ka zgjatur kontratat futbollistëve Ashley Young dhe Daley Blind deri më 2019, sipas Manchester Evening News.
Kontratat e të dy lojtarëve pritet që të skadojnë këtë verë, por Djajtë e Kuq raportohet se e kanë shfrytëzuar opsionin që të qëndrojnë së paku edhe për një sezon.
Kohëve të fundit, trajneri Jose Mourinho, ishte zemëruar me kryesinë e United-it, lidhur me gjendjen e kontratave të lojtarëve të cilat nuk po qartësoheshin.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.