Për të gjithë ata që kanë dëshirë që nga Android Wear të kenë qasje direkte në shërbimin më të madh në botë për ndarje të videopërmbajtjeve, Youtube, zgjidhja ekziston.
Tashmë është krijuar një aplikacion që ju mundëson të shfletoni në Youtube nga ora juaj inteligjente.
Aplikacioni quhet “Video for Android Wear & Youtube” dhe në të mund të shfletohet përmes tastierës në ekran apo përmes komandave zanore.
Por, meqë ora nuk ka altoparlantë është ofruar përkrahja për altoparlantët dhe kufjet Android si edhe mundësia e ‘streaming’ në televizorin tuaj.
https://www.youtube.com/watch?v=o6gyPyBoPAk
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.