Google ka realizuar një version të ri të YouTube-it për pajisjet iOS, i cili ofron disa veçori të reja për modifikimin e videove para se të ngarkohen në aplikacion.
Versioni 10.38 i aplikacionit YouTube vjen me një ndërfaqe të ridizajnuar dhe mjete të reja për editimin e videove.
Këto veçori të reja iu japin mundësi përdoruesve të editojnë videot, t’i shkurtojnë ose të shtojnë këngë tek to para se t’i ngarkojnë në YouTube.
Këngët mund t’i marrin direkt nga telefoni ose nga YouTube. Aplikacioni mund të shkarkohet falas në iTunes App Store, shkruan Krokodili.al.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.