13 vjeçari, Ari Krasniqi ishte pjesë e “Weekend” në Klan Kosova, ku tregoi më shumë për dashurinë e tij për folklorin.
Krasniqi zbuloi se karrierë n e kishte filluar në moshën 12 vjeçare, dhe dashurinë për vallëzimin e trashëgoi nga gjyshja.
“Kam qenë 12 vjeç kur jam bërë për herë të parë e festivalit “Zëbylbylat e Vicianës”, dhe juria vendosi me m’shti në ansambël. U ndjeva shumë mirë që jam vlerësuar nga një juri e mençur”, tha Krasniqi.
Tutje, ai zbuloi se ka filluar të mësojë edhe me kitarën.
Këngëtari që i pëlqen më shumë Krasniqit është Ylli Limani, për të cilin thotë se "është ndër artistat më të mirë të kësaj kohe".
Ndiqeni videon nga emisioni "Weekend" për më shumë detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=3x0vO9-Oerc
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.