Në shtëpi ka shkuar një zarf i bardhë ku është zbuluar sfida për Kapitenin e Javës.
Në ‘Gaming Room’ dhe në ‘Secret Room’ do të paraqiten disa vende dhe monumente historike, ku cicëroni tregon disa informacione, dhe pastaj rrjedhin pyetjet.
Fillimisht, Vëllai i Madh dha informacione për parkun arekologjik, Ulpianën për të vazhduar me qytetin historik, Krujën.
Taj Mahal, Roma, Butrinti, etj, ishin edhe vendet e radhës për të cilat banorëve u dha informacione Vëllai i Madh.
Ata vazhduan për të 'Secret Room", ku morën informacione për Murin Kinez e Piramidat e Gizës, Kullën Eifel e Urën e Bosforit.
Sfida u mbështet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës "Nënë Tereza" dhe natyrisht fituesit do të shpërblehen.
Ndiqeni videon për më shumë:
https://youtu.be/qt5VeUjejt0
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.