Vizatimet parahistorike në shpella tregojnë që paraardhësit kishin qenë artistë mjaft të shquar edhe para ekzistimit të njerëzve modern.
Sipas një studimi të ri besohet se paraardhësit tanë mund të kenë qenë më afër modernes se sa që mendohet. E kjo besohet pasi pikturat e gjetura në shpellat e Spanjës vërtetuan se kishin një dashuri për krijim të artit, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Pigmenti okër i kuq i zbuluar në stalagmitet në Shpellat e Ardales, pranë Malaga në Spanjën jugore, u krijua nga shpellarët rreth 65,000 vjet me parë duke i bërë ndoshta edhe artistët e parë në tokë. Një studim i tillë u botua në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences.
Njerëzit modern nuk ishin banorë të botës kur këto imazhe në shpella u krijuan.
Joao Zilhao, një nga autorët e studimit PNAS, tha se teknikat e takimit treguan se okri ishte pështyrë nga shpellarët mbi stalagmitet, ndoshta si pjesë e një rituali.
“Ata ishin më afër njerëzve. Hulumtimet e fundit kanë treguar se ata i pëlqyen objektet, u çiftuan me njerëzit dhe tani ne mund të tregojmë se ata pikturuan shpellat si ne," tha Zilaho.
Pikturat e murit të bëra nga njerëzit parahistorikë, të tilla si ato që janë gjetur në shpellën Chauvet-Pont d’Arc të Francës, janë më shumë se 30,000 vjet të vjetra.

●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.