Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë realizuar një operacion kontrolli në qytetin e Pejës, në ambientet e një barnatoreje që ishte nën dyshime për veprimtari të kundërligjshme.
Gjatë kontrollit, sipas njoftimit zyrtar, Dogana ka zbuluar një hapësirë të improvizuar (bunker), ku janë gjetur dhe sekuestruar 468 pako barnash me banderola të shteteve të huaja, të cilat janë kontrabanduar në territorin e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Dogana ka bërë të ditur se barnat e gjetura nuk kishin asnjë dokumentacion të origjinës apo të importit ligjor dhe dyshohet se janë futur në vend përmes kanaleve të jashtëligjshme, duke shmangur kontrollet doganore dhe standardet e sigurisë farmaceutike.
“Dogana e Kosovës ka iniciuar procedurat përkatëse hetimore dhe rasti është duke u trajtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e shëndetit publik dhe sigurimin e tregut të brendshëm nga produktet e paligjshme”, thuhet në njoftim.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.