Pavarësisht përpjekjeve të shumta të Microsoft për të mbajtur të fshehura shumë detaje përpara debutimit zytar të Windows 10, një distributor zyrtar online i sistemit operativ ka zbuluar çmimet e kopje të Windows 10 dhe Windows 10 Pro, madje po pranon edhe porositje të produktit.
Këto detaje janë paraqitur në uebfaqen e NewEgg.com, ku shfaqen dy ndërtime të Windows 10. Po ky distributor kishte zbuluar edhe në 2012 detaje të kostos së Windows 8 përpara se Microsoft ti bënte të ditura.
Me pak fjalë, Windows 10 Home do të kushtojë 109.99 dollar ndërsa Windows 10 Pro 149.99 dollar.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.