Personi që u arrestua sot në rrugën 'Tahir Sinani' në Shtime dyshohet se nuk zbatoi urdhrat e Policisë, derisa zyrtarët policorë intervenuan për rregullimin e komunikacionit. Pamjet ekskluzive që i publikoi Klan Kosova tregojnë se i dyshuari i rezistoi tre policëve, ndërsa u përdor edhe forca.
Rastin tashmë e ka konfirmuar për Klankosova.tv edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Vesli.
Ai tha se rasti ndodhi rreth orës 16:20, pasi policia ka pranuar ankesa nga qytetarët se disa automjete ishin parkuar në trotuar pranë shkollës, duke penguar lëvizjen e lirë të këmbësorëve.
Si rezultat, një patrullë policore është dërguar në lokacion për të rregulluar komunikacionin, por i dyshuari i ka shpërfillur, çka ka detyruar njësinë policore që ta arrestojë dhe ta shoqërojë në stacionin policor për procedura të mëtejme.
https://klankosova.tv/pamje-ekskluzive-policia-tenton-ta-arrestoje-qytetarin-ne-shtime-ushtrohet-dhune/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.