Çifti i famshëm, Rihanna dhe A$AP Rocky! mirëpritën një djalë, fëmijën e tyre të dytë së bashku, muajin e kaluar, dhe një certifikatë lindjeje për foshnjën përfshin emrin dhe detaje të tjera.
Sipas The Blast, Rihanna dhe Rocky kanë zgjedhur emrin e Riot Rose Mayers për të lindurin e tyre të dytë.
Riot lindi më 1 gusht në orën 7:41 të mëngjesit në Spitalin Cedars Sinai të Los Anxhelosit. Më herët u raportua se ai kishte lindur më 3 gusht.
Gazeta gjithashtu lë të kuptohet se emri Riot mund të ketë ardhur nga bashkëpunimi i Rocky me Pharrell Williams.
Riot do t'i bashkohet vëllait të madh, RZA Athelston, i cili sapo mbushi 1 vjet në maj.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.