Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë bërë prindër për herë të parë në fillim të këtij viti. Ata mirëpritën në jetë një vajzë.
Disa muaj pas lindjes së saj, TMZ ka mësuar emrin e foshnjës.
Sipas dokumenteve zyrtare, Priyanka dhe Nick e kanë quajtur vajzën e tyre Malti Marie Chopra Jonas.
Ajo ka lindur më 15 janar në San Diego, Kaliforni rreth orës 20:00.
Ndërsa nuk ka pasur një deklaratë zyrtare nga çifti për kuptimin e veçantë të emrit të saj për ta, Malti ka kuptimin e një luleje të vogël aromatike ose dritë hëne.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.