Para një dekade në Egjipt ishte zbuluar një fosil të çuditshëm prehistorik. Por pas një analize të gjatë nga shkencëtarët egjiptianë, doli që ky fosil të jetë i një balene prehistorike me katër këmbë, specie kjo e panjohur më parë dhe besohet se ka jetuar 43 milionë vjet më parë.
Balena parahistorike, e njohur si gjysmë-ujore sepse jetonte si në tokë ashtu edhe në det, kishte tiparet e një gjahtari të suksesshëm, tha paleontologu kryesor i ekipit, Hesham Sallam, për The Associated Press.
Fosili u gjet për herë të parë nga një ekip ambientalistësh egjiptianë në vitin 2008 në një zonë që ishte mbuluar nga detet në kohët parahistorike, por studiuesit publikuan vetëm gjetjet e tyre që konfirmonin një specie të re muajin e kaluar.
Sallam tha se ekipi i tij nuk filloi të ekzaminonte fosilin deri në vitin 2017 sepse ai donte të mblidhte paleontologët më të mirë dhe më të talentuar egjiptianë për studimin, përcjell Klankosova.tv
"Kjo është hera e parë në historinë e paleontologjisë që një ekip egjiptian drejton një dokumentim të një gjinie dhe lloji të ri të balenës me katër këmbë", ka thënë Sallam.
Fosili hedh dritë mbi evolucionin e balenave nga gjitarët barngrënës në specie mishngrënëse që sot jetojnë ekskluzivisht në ujë. Tranzicioni u zhvillua gjatë afërsisht 10 milion vjet, sipas një artikulli të botuar në revistën “Proceedings of the Royal Society B”.
Studiuesit thonë se lloji i ri dallohet për kafkën dhe feçkën e zgjatur që sugjerojnë se ishte një mishngrënës efikas i aftë për të kapur dhe përtypur gjahun e tij. Ishte rreth 3 metra dhe peshonte rreth 600 kilogramë si dhe besohet gjithashtu se kishte dëgjim të mprehtë dhe ndjenjë të nuhatjes.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.