Në pjesën “Na kanë thënë që” të Prive Klan Kosova u tha se Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku po bëhen prindër të një vajze.
Kujtojmë se pikërisht muaj më parë, ishte Prive në Klan Kosova që e dha i pari lajmin e shtatzënisë së Vesës, duke hapur kështu një kapitull të ri për çiftin e njohur.
Prej muajsh, rrjetet sociale janë mbushur me aludime për një krizë të mundshme mes Ledionit dhe Sara Hoxhës, njëherësh drejtoreshë e Top Channel. Nga këto thashetheme nisën edhe spekulimet se Ledioni nuk do të ishte më pjesë e formatit. Mirëpo, burimet e Prive Klan Kosova, të sigurta, e përgënjeshtrojnë këtë zhurmë, Ledion Liço rikthehet në krye të spektaklit më të madh televiziv në Shqipëri.
Ndërsa aktorja dhe modelja shqiptare, e cila prej vitesh ka qenë një figurë e fortë në modë, televizion dhe projekte ndërkombëtare, së fundmi ka rikthyer vëmendjen drejt karrierës së saj filmike. Në rrjetet e saj sociale, ajo ka publikuar disa momente nga prapaskenat e një projekti të ri, duke ngritur kureshtjen e publikut dhe të mediave për atë çfarë po përgatitet. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=r1eObJ24WnQ
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.