Shonka Dukureh ndërroi jetë muajin e kaluar dhe tani shkaku i vdekjes së saj është zbuluar.
Aktorja e Elvis vdiq në moshën 44-vjeçare në shtëpinë e saj në Nashville, Tennessee. Ajo u gjet e pajetë në dhomën e gjumit të banesës që ndante me dy fëmijët e saj të vegjël.
Është kryer një autopsi dhe rezultatet tashmë janë publikuar. Raporti thotë se Shonka u "zbulua e pa asnjë reagim në shtrat nga djali i saj i mitur ... i cili vrapoi te fqinjët për ndihmë, të cilët më pas thirrën ndihmën e shpejtë".
Sipas Us Weekly, mënyra e vdekjes së Shonkës u cilësua si "natyrale" dhe shkaku i vdekjes së saj është "sëmundja kardiovaskulare hipertensive dhe aterosklerotike".
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.