Një burrë anonim ka pretenduar se familja e gruas së tij është e pakënaqur me të pasi ai dëboi nipin e tyre nga shtëpia e tij.
Burri iu drejtua internetit për disa këshilla, pasi u gjend në një situatë të vështirë.
Në një postim në Reddit, ai shpjegoi se nipi i tij, 18 vjeç, kishte pasur probleme me nënën e tij, kështu që kishte ardhur për të qëndruar me ta pasi pjesa tjetër e të afërmve të tyre jetonin shumë larg nga shkolla dhe vendi i punës.
Çifti, që mendohet të jetë nga SH.B.A., ishin më se të lumtur për të ndihmuar të riun - derisa një ditë burri e kuptoi se do t'i vidhte.
Sidoqoftë, atë që po vidhte ishte mjaft befasuese.
Në postimin e tij në Reddit, burri shkroi: "Nuk e di kur ka filluar saktësisht situata, vetëm se unë fillova të vërej gjatë dy muajve të fundit që brekët e mi po mungonin sa herë që ishte koha që unë të laja rrobat.
"Mendova se ishte e çuditshme, por nuk u mora shumë me të. I mbaja në dollap dhe mendova se mund të bien kur unë hedh të gjitha rrobat e mia të ndyra atje. Por kjo gjë filloi të bëhej edhe më e dukshme kur e kuptoja që duhet të blejë më shumë sepse nuk kisha ide pse dhe si po zhdukeshin”.
"Gruaja ime thjesht mendoi se po i humbja duke mos i kushtuar vëmendje”.
"Pastaj hyra në dhomën e magazinimit / dhomën e miqve ku po qëndron nipi i saj. Po kërkoja disa pajisje që i mbanim atje në dollap dhe pastaj në një nga sirtarët gjeta një qese lavanderi. Të gjitha të brendshmet e mia ishin aty. Nuk mund ta besoja".
Ai vazhdon të thotë se i tha gruas së tij për atë që ai kishte gjetur dhe ajo ishte po aq e hutuar sa ai.
Kështu që çifti u ul me nipin e tyre dhe u përballën me të për këtë. Në fillim ata thonë se ai u përpoq të "luante të hutuarin" por ai është një "gënjeshtar i tmerrshëm" kështu që ata i thanë se kishin gjetur rrobat e ndyra në dhomën e tij.
"Ishte një bisedë e vështirë", pranon burri. "Ai vazhdonte të refuzonte se ishte ai që i mori ato”
"Sinqerisht, unë thjesht u ndjeva i ofenduar rëndë. Ai kishte prekur gjërat e mia dhe m’i kishte marr të brendshmet për zoti e di se sa kohë, duke i mbajtur të fshehura në dhomën e tij për arsye që nuk i di, dhe ky ishte një mendim shumë i pakëndshëm”.
"Gruaja ime më mbështeti plotësisht kur i thash se nuk jam OK me të që ai të qëndrojë më me ne dhe e kthyem tek mamaja e tij."
Tani familja e gruas është mërzitur për situatën pasi ajo i tregoi motrës së saj të vërtetën për atë që ndodhi dhe gruaja tjetër u tha të gjithëve.
"Ata e pranojnë që është një gjë e gërditshme, por se nuk është se ai po vidhte para dhe se ne nuk duhet ta kishim larguar nga shtëpia vetëm për atë arsye", shton burri.
"Gruaja ime e ka më të vështirë sepse ata janë familja e saj dhe unë ndihem keq që ajo u kap në këtë. Sidoqoftë, unë thjesht nuk ndihem mirë ta kem atë këtu duke e ditur se çfarë po bënte?"
Qindra njerëz iu përgjigjën postimit, me shumë prej tyre që e mbajtën anën e burrit në argument.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.