Kripa është produkt i nevojshëm i kuzhinës suaj, pasi asnjë vakt ushqimi nuk ndihet i plotë pa një majë kripe.
Sidoqoftë, rekomandohet që gjithmonë të përdorni kripë të jodizuar, e cila mund të ndihmojë në parandalimin e çrregullimit të mungesës së jodit (IDD), pasi jodi siguron zhvillimin e duhur të trurit dhe trupit dhe ruajtjen e temperaturës së trupit.
Prandaj, Qeveria e Indisë kishte miratuar një strategji për të jodizuar të gjithë kripën e ngrënshme në vend. Por kjo kripë shpesh falsifikohet me kripë të zakonshme, e cila mund të shkaktojë dëm në trup. Por, me një test të thjeshtë, tani mund të zbuloni nëse është falsifikuar ose jo kjo kripë.
Autoriteti i Sigurisë dhe Standardeve të Ushqimit të Indisë (FSSAI) kohët e fundit ka shpërndarë një video duke shpjeguar se si mund ta zbuloni falsifikimin me një metodë të shpejtë:
Merrni një patate dhe priteni në dy pjesë.
Aplikoni mostrat e kripës në sipërfaqet e prera dhe prisni për një minutë.
Shtoni dy pika lëng limoni në të dy mostrat.
Nëse patatja nuk ndryshon ngjyrë do të thotë se është për shkak të kripës së dyfishtë të fortifikuar.
Kripa e jodizuar e falsifikuar bën që patatja të bëhet blu.
https://www.youtube.com/watch?v=VMG3Wmc7nWQ
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.