Jo 500 euro, por dënimi për mos e respektimin e shenjës së trafikut në sheshin "Xhorxh Bush" në kryeqytet është 40 euro. Në fakt ky është dënimi i përcaktuar me ligj e jo siç tha të premten e 14 Janarit, drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu, se gjoba për shkelje të tillë është 500 euro.
Sylejman Halili, shef i operativës në njësinë e trafikut në polici për regjionin e Prishtinës, deklaroi për Klan Kosovën se hyrja me makinë në këtë shesh dënohet me 40 euro ndërsa tejkalimi i kolonës në vijë të plotē gjobitet me 150 euro dhe marrje të patentë shoferit.
E policia ka shpërnarë 100 gjoba prej 40 eurove nga mëngjesi deri në mbrëmje.
https://www.youtube.com/watch?v=Mh0f937Sxw0
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.