Zëdhënësja e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Lindsay Jagla, në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova FM ka njoftuar për konkursin që ky institucion do shpallë në nder të 250-vjetorin të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Jagla theksoi se ambasada po kërkon që e gjithë Kosova të përfshihet në festimet e këtij përvjetori, transmeton Klankosova.tv.
Zëdhënësja ndër të tjera tha se janë tejet të entuziazmuar që shumë talentë kosovarë mund të performojnë për një ditë të rëndësishme për ShBA-në.
https://www.youtube.com/watch?v=eXV8c0nf2hM
Lidhur me këtë intervistë, ka reaguar edhe vetë ambasada amerikane, e cila ka ndarë intervistën e plotë të zëdhënëses së tyre.
https://klankosova.tv/ambasada-amerikane-fton-artistet-kosovare-ne-festen-e-250-vjetorit-shperndan-intervisten-ne-klan-kosova-fm-video/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.