Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj është mposhtur në çerekfinale të European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Ai në çerekfinale u mund me IPPON nga xhudisti italian, Enrico Bergamelli.
Xhudisti nga Kosova edhe pse humbi ka ende mundësi të fitojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.
Ai fillimisht do të përballet me xhudistin britanik, Rhys Thompson.
Në rast se fiton, Zekaj do të kishte edhe një luftë tjetër për t’u stolisur me medaljen e bronztë.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.