Zelanda e Re regjistroi sot dy raste të reja të Covid-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në vend.
Ato janë rastet e para që raportohen në vend brenda 24 ditëve.
Dy infeksionet e reja janë të dyja gra nga e njëjta familje që arritën në Zelandën e Re nga Britania e Madhe përmes Australisë,
Gratë u lejuan në baza dhembshurie të linin izolimin e tyre në një hotel në Auckland dhe të udhëtonin drejt Uellingtonit përmes automjetit privat për të vizituar një të afërm i cili ka vdekur, tha Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit, Dr Ashley Bloomfield në një konferencë .
Personeli lokal i shëndetit publik është duke testuar dhe izoluar një anëtar tjetër të familjes i cili mund të jetë në rrezik të ekspozimit, dhe ata po gjurmojnë kontakte të mundshme - përfshirë njerëzit në të njëjtin fluturim nga Brisbane dhe ata në të njëjtin institucion izolimi.
Javën e kaluar, Zelanda e Re hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e brendshme të koronavirusit, megjithëse rregullat e rrepta për hyrjen në vend mbeten në fuqi.
Infeksionet e fundit sjellin numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në Zelandën e Re në 1,156, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.