Dy libra që Kosovës i japin namin e keq kanë dalë nga shtypi në Zelandën e re.
Në fakt, bëhet fjalë për një pjesë nga seria e romaneve që autorja Tasmin Turner e ka titulluar “Skena e krimit – Kosovë”, raporton faqja MENAFN, transmeton Klankosova.tv
Për fillim, juristja që, si pjesë e misionit të Kombeve të Bashkuara, kishte punuar në Ballkan, sjell librat “ Ditari i zhdukur” dhe “Korrupsioni në pozitat e larta”.
"Ky është një serial krejt i ri dhe romani im debutues," tha Turner, pas promovimit në Wellington. "Kam jetuar për gati gjashtë vjet në Ballkan dhe jam frymëzuar si nga vështirësitë në rajon, ashtu edhe nga guximi i njerëzve atje."
Ngjarjet e serisë “Skena e krimit - Kosovë' janë vendosur në fillim të viteve 2000, derisa bëhet fjalë për një dramë juridike ndërkombëtare që ndjek fatin e një avokateje nga Zelanda e Re, e cila vjen të punojë në Kosovën e pasluftës.
Kit Chase është një avokate nga Zelanda e Re, e cila i bashkohet zyrës së prokurorit ndërkombëtar në Kosovë. Ajo futet në rrezik përmes kërkimit të saj për drejtësi për viktimat e dhunës, ndërsa eksploron botën e saj të re dhe dashuritë, përcjell Klankosova.tv.
Çdo libër fokusohet në një krim që Kit po ndjek penalisht. "Ditari i zhdukur" përfshin rastin e saj të parë të madh, zbardhjen e rastit të vrasjes së një grupi bujqish.
Ndërsa “Korrupsioni në vende të larta” përfshin punonjës të lartë, të cilët vendosin përfitimin personal përpara misionit të tyre humanitar. Jeta e Kitit bëhet shumë më e rrezikshme, ndërsa ajo afrohet më shumë me të dyshuarit për të zgjidhur një krim që përfshin mashtrim dhe pastrim parash. Kësisoj, ajo është shumë afër që të bëhet vetë një kriminele.
●●●
BXSHKRIMI NGA
B X
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.