Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se "Evropa i pëlqen të diskutojë për të ardhmen, por shmang ndërmarrjen e veprimeve sot".
Ai ka kritikuar mungesën e lëvizjes për një armëpushim me Rusinë.
Duke folur në Davos pas takimit njëorësh me Donald Trumpin, Zelensky deklaroi se dokumentet që synojnë t'i japin fund luftës "janë pothuajse gati", transmeton Klankosova.tv
Pas takimit me Zelensky, Trumpi tha mes tjerash se "Të gjithë duan që lufta të mbarojë", raporton BBC.
Më parë, Trumpi tha se një zgjidhje për luftën në Ukrainë "po vjen shumë shpejt", ndërsa iu bashkua udhëheqësve të tjerë botërorë për të inauguruar "Bordin e Paqes" të tij
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.