Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për takimin e tij me homologun e tij amerikan, Donald Trump.
Dyshja shtrëngoi duart para se të hynin brenda, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa dy udhëheqësit shtrënguan duart, gazetarët i bënë pyetje Trumpit me zë të lartë.
"A besoni se mund ta bindni Putinin të përfundojë luftën?" dhe "a po negocion Putini me mirëbesim?", ishin pyetjet e disa gazetarëve, sipas BBC-së.
Trump nuk iu përgjigj pyetjeve dhe hyri brenda me Zelenskyn.
https://klankosova.tv/gjithcka-gati-per-mberritjen-e-zelenskyt-ne-shtepine-e-bardhe111/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.