Këtë pasdite, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbërriti në Downing Street, ku ai u takua me udhëheqësit e E3.
Ai u prit nga ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar, ish-komandanti ushtarak Valerii Zaluzhny - i cili drejtoi forcat e armatosura të Ukrainës nga viti 2021 deri në vitin 2024, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv
Zelensky e zhvendosi Zaluzhnyn nga shef i ushtrisë në ambasador në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht popullaritetit të komandantit ushtarak brenda Ukrainës dhe ushtrisë së saj.
Ka pasur raportime për tensione të mëparshme midis të dyve. /Kankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.