Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë një vlerësim pozitiv për një bisedë që pati me të dërguarit e ShBA-së mbi mënyrën e përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë.
Zelensky tha se telefonata e së enjtes me Steve Witkoff dhe Jared Kushner, e cila zgjati gati një orë, kishte dhënë "ide të reja në aspektin e formateve, takimeve dhe... kohës se si të arrihet një paqe e vërtetë".
Ai foli një ditë pasi dha detaje mbi një plan të përditësuar paqeje prej 20 pikash, të dakordësuar nga të dërguarit e SHBA-së dhe Ukrainës në Florida, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Zelensky tha se u kishte kërkuar Witkoff dhe Kushner t’i përcillnin urimet e Krishtlindjeve Presidentit të SHBA-së Donald Trump “dhe të gjithë familjes Trump”.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.