Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se Rusia ka "frikë" nga raketat Tomahawk me rreze të gjatë veprimi sepse ato janë një "armë e fortë".
Lidhur me përpjekjen e Ukrainës për të marrë Tomahawk amerikanë nga SHBA-ja, Zelensky sugjeroi se nuk kishte pasur asnjë lëvizje për këtë çështje, por përsëriti qëndrimin e Ukrainës: "Ne kemi nevojë për to", raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
I pyetur nga një gazetar jashtë Shtëpisë së Bardhë nëse ishte optimist për marrëveshjen e SHBA-ve për të siguruar armët, ai tha se ishte "realist".
Zelensky tha se diskutoi gjithashtu punën për dronë me ekipin e Trump. Ai sugjeroi që Kievi mund t'i furnizonte SHBA-ve dronë të prodhuar në Ukrainë në këmbim të raketave lundruese Tomahawk.
Më parë, udhëheqësi ukrainas tha se foli me Presidentin e SHBA-së Donald Trump për armët me rreze të gjatë veprimi; por tha se nuk do të komentonte më tej sepse SHBA-të "nuk duan përshkallëzim".
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.