Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se 33 laboratore private mund të nisin testimet për COVID-19 që nga java e ardhshme.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka shtuar se në ditët në vijim do të pajisen edhe me 7 laboratorë që sipas tij, do të rrisin kapacitetet për testime.
“Nga 37 aplikacione, 33 i kanë plotësuar kushtet dhe mund të fillojnë me testime që nga java e ardhshme”.
“Çdo ditë me kapacitetin e plotë IKSHPK është duke realizuar testime. Çdo ditë bëhen përafërsisht 500 testime”.
“Në ditën në vijim ne do të pajisemi edhe me 7 laboratorë – 3 prej tyre janë siguruar nga OBSH. Atëherë kapacitetet testuese do të jenë në nivel më të lartë”.
https://www.youtube.com/watch?v=U4wExWV5szk
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.