Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me 100-ditëshin e punës së MSH-së.
Ai ka thënë se gjatë dy ditëve të fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve pozitive me COVID-19, njofton Klan Kosova.
Sipas tij, nëse nuk respektohen rekomandimet dhe masat e institucioneve për parandalimin e përhapjes së pandemisë; atëherë në ditët në vijim, mund të ketë masa të reja shtrënguese.
“Shohim se mungesa e disiplinës nëpër institucione të ndryshme ka bërë që të ketë një rritje të numrit të rasteve me COVID-19, e cila nga ne kërkon kujdes maksimal”.
“Në dy ditët e fundit kemi rritje të rasteve pozitive. E shohim se COVID-19 nuk bën dallime”.
“Lirimi i masave me 25 shtator është bërë me kusht që të zbatohen udhëzimet e manualit për parandalimin e përhapjes së COVID-19”.
“Nëse nuk veprohet kështu - në ditët në vijim - masat e reja shtrënguese janë të detyrueshme”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.