Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ngarkuar edhe me një detyrë shtesë, atë të ministrit të Shëndetësisë.
Ai tha se Albin Kurti nuk po e shkarkon Rifat Latifin nga pozita e ministrit për shkak të dështimit.
Zemaj e quajti këtë spektakël populist.
"Kryeministri nuk e shkarkon ministrin e Shëndetësisë për dështim. Për më keq, ky kryeministër vetë ngarkohet si ministër i kësaj ministrie. Jam i bindur që më i paaftë se ministri aktual i Shëndetësisë është vetëm ministri i vetëngarkuar sot si ministër i dytë. Spektakël populist!" - tha Zemaj.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.