Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Rahovecin ku është takuar me të parin e kësaj komune Smajl Latifaj, ku u diskutua për gjendjen aktuale të krijuar me COVID-19.
Ndërsa, gjatë kësaj vizite janë parë edhe kapacitetet e angazhimi i mjekëve dhe infermierëve për trajtimin e personave me koronavirus në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, transmeton Klan Kosova.
“I falënderova për gatishmërinë dhe punën e tyre të palodhshme në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. Konfirmova se Rahoveci do të ketë mbështetjen time dhe do të ofrohet ndihma për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në këtë komunë”, ka shkruar Zemaj në postimi e tij në Facebook.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.