Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka njoftuar për më të rejat rreth pandemisë Covid-19 në vend.
Ai ka njoftuar se më shumë se gjysmë milioni maska vijnë si donacion nga diaspora në Kosovë, njofton Klan Kosova.
“MSH ka shpërndarë resurse të reja, 200 profesionistë në funksion të menaxhimit të Covid-19. Kemi hapur procesin e licencimit të institucioneve private për testime sterologjike. Jemi në proces të mbarë të procedurave për sigurimin e pajisjeve të nevojshme për PCR”.
“Me këtë qëllim unë kam zgjeruar edhe kapacitetet këshilluese. Vendimet e reja si MSH-së do të bazohen edhe nga opinionet dhe diskutimet që i merr bordi për masat e reja të cilat jemi në përgatitje”.
“Në kuadër të gjitha këtyre, prioritet është edhe pajisja e qytetasve me masa mbrojtëse. Sot do të ndajë një informacion që është i rëndësishëm dhe të cilin plan e kemi hartuar së bashku”.
“Një donacion i ardhur me iniciativën e miqve tanë që jetojnë në diasporë: janë më shumë se gjysmë milioni maska që do të jenë në duar të qytetarëve”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.