Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka pritur në takim sekretarin e Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriun dhe Ipeshkvin Imzot Dodë Gjergjin, me të cilët kanë biseduar për menaxhimin dhe zbatimin e masave kundër COVID-19 në institucionet fetare.
Zemaj ka shprehur falënderimin e tij për angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ipeshkvi-së, në përkrahje të institucioneve për ruajtjen e shëndetit publik në përballje me pandeminë, njofton Klan Kosova.
“Së bashku, vlerësuam si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin midis institucioneve shtetërore, fetare dhe qytetarëve, me qëllim që të zbatohen masat anti Covid”.
“Apelojmë te të gjithë qytetarët në veçanti besimtarët në institucionet fetare të kenë kujdes duke respektuar masat e ndërmarra nga Qeveria, për të ruajtur shëndetin e të gjithëve nga virusi Covid-19”.
https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3512652862114902
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.