Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar shtrëngim të masave pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.
Ai tha se këto masa do të jenë në dy faza ditore duke përfshirë edhe sektorin e gastronomisë, raporton Ekonomia Online.
Zemaj këto deklarata i ka bërë pas vizitës në burgun e Lipjanit.
Ai tha se menaxhimi sa i përket situatës me COVID-19 është e mirë dhe në burgun e Lipjanit nuk ka të infektuar.
“Ne po ashtu do t’i furnizojmë të burgosurit dhe të burgosurat me barna dhe shërbime të tjera”.
Ai ka thënë se do të ketë shtrëngim të masave në dy faza ditore edhe sa i përket gastronomisë”.
Ministri Zemaj theksoi se mbyllja e tërësishme është opsioni i fundit andaj të gjithë qytetarët obligohet të respektojnë masat.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.