Testimet me metodën molekulare apo të ashtuquajturën me metodën RT-PCR nuk do të bëhen më vetëm në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ky lloj testimi për diagnostifikimin e koronavirusit do të nisë së shpejti në çdo cep të vendit, përcjellë Klan Kosova.
''Deri në fund të javës presim që aparaturat të vendosen në të gjitha këto qendra, meqë dje ka filluar shpërndarja e tyre'', deklaroi Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë.
I pari i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për medie gjatë të premtes njoftoi se aparatet për testimi serologjike janë dërguar gjatë javës në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike, ku do të nisin të kryejnë të tilla teste sikurse edhe IKSHPK.
E të gjitha këto investime kapin vlerën mbi një milion euro përmes huamarrjes nga Banka Botërore.
Në këtë paraqitje për medie u kumtua edhe situata epidemiologjike gjatë 24 orëve të fundit si dhe gjendja e të hospitalizuarve.
Derisa u tha se numri i komunave që janë në zonën e kuqe është rritur, nga 19 janë bërë 21, kurse në zonën e verdhë janë 10 komuna dhe 7 në të gjelbrën.
https://youtu.be/n3joGZl5dRE
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.