Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se riorganizimi i shërbimeve shëndetësore spitalore për të përballuar numrin e pacientëve me Covid-19 që kërkojnë tretman spitalor, po jep rezultate.
Sipas tij, spitalet e përgjithshme po i dalin krah Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa pacientët po i marrin më afër shërbimet, njofton Klan Kosova.
“Sa po vizitova me bashkëpunëtorë Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ku ri-organizimi ka mundësuar punë më efektive, ndërsa respekt për mjekët dhe infermierët që ishin në krye të detyrës”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.