Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë që është shqetësues numri i lartë i të infektuarve nga COVID-19 në Prishtinë.
Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë që pret që komuna, shtabet emergjente, policia dhe inspektoratet ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti COVID-19.
Postimi i plotë në Facebook:
Nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19.
Është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve.
Komuna, Shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti Covid.
Para një vendimi ndyshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve!
Andaj u bëjë apel edhe qytetarëve, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.